Historiku

HISTORIKU

Instituti per aftesim profesional dhe përkrahje të punësimit “DITURIA” në Prizren, sivjet (kur shënon 28 vjetorin e
themelimit) vjen me reforma të reja duke u integruar në platformën e re ligjore të aftësimit profesional dhe
arsmimit të të rriturve që del nga MASHT dhe AKK. Për herë të parë u themelua në vitin 1992 në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë si ndermarrje për aftësim dhe
përfeksioniom profesinal.
Pas luftës,në vitin 2000 u riregjistrua ne administraten e perkoshme të UNMIK ut dhe më pas (2014 në MTI,zyra në
Prizren) në kategorin e ndermarrjeve shërbyese , si Instituti për aftësim professional dhe përkrahje të punësimit
“DITURIA” në Prizren me shifren e vetme të veprimtaris 8041, arsimimi i të rriturve.

SEKTORËT E IAPP “DITURIA”

Sektori i hulumtimit të tregut për trajnime dhe punësime
Sektori i trajnimeve profesinale
Sektori i trajnimeve për barazi gjinore
Sektori i për të rinje (nxënës dhe student)
Sektori i trajnimeve në vende rurale
Sektori i gjuhëve të huaja
Sektori i trajnimeve për përsonat me nevoja të vecanta
Sektori për minoritete

VLERAT

Kompetencat profesionale
Përgjegjësia në punë
Fleksibiliteti
Bashkëpunimi
Puna Ekipore
Inciativat
Objektivat
Rritja e kapaciteteve trajnuese,
Rritja e cilësisë së trajnimeve
Kurse mobile në zona rurale ( Komunale )
Trajnime për Stafin
Përcjellja e kërkesave nga tregu i punë.

VIZIONI DHE MISIONI

Bazuar në dokumentet ndërkombetare për arsimimin e të riturve dhe kornizen kombëtare të kualifikimeve IAPP “DITUARIA” deklaratë të misionit e ka : Aftësimin profesional të profesioneve zejtare teknike. Inkuadrimin aktive dhe me sukses në tregun e punës.
Integrimin e kategorise së zanatlinjeve në shoqërine demokratike si qytetar aktiv e kompetent të vendit tonë dhe më gjërë.

STRATEGJITË

Sigurimi i cilësis,aplikimi i vetëvlersimit ,akreditimi dhe validitimi i kualifikimeve,
Gjurmëve të të trajnuarve ,punësimi i tyre.
Hulumtimi i tregut të punës,kërkesat e tyre.
Këmbimi i rregullt i informatave të identifikuara nga IAAP “DITURIA” dhe akterëve tjerë lidhur me ecuritë e Tregut
të Punës e sidomos ato të regjionit tonë.

PLANI I VEPRIMIT

Menaxhimi i IAPP “DITURIA” do të bëhet konformë obligimeve dhe detyrave të caktuara në planin strategjikë.
Menaxhimi me resurset humane,financiare,etj.
Përgatitja dhe zbatimi i planeve vjetore të hartuara konformë politikave të caktuara. Pas procesit të vetëvlersimit
do të hartohet plani i përmirësimit në të gjitha qështjet e identifikuara si anë të dobëta.
Standartizimi i proceduarve lidhur me njohjen e mësimit paraprak
Prioritete do të jetë ngritja e cilësisë e cila do të përcjellet me anë të vetëvlersimi.

INFRASTRUKTURA

Objekti i IAPP “DITURIA ” është në gjendje të mirë dhe i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë administrative të marketingut të pjeses teorike të aftesimit profesinal ndersa ndermarrjet ( punëtoritë ) kooperuese i plotësojnë të gjitha kushtet paraprake për zhvillimin normal dhe të avancuar të pjesës teorike të aftesimit profesional për profesionet adekuat. Hapësira posedon 200 m2 me infrastrukturë të kompletuar të klasës (studiove të punës) dhe zyrave administrative duke përfshirë edhe bibliotekën. Gjithashtu edhe sallën e përbashkët të konferencave dhe takimeve të stafit dhe kadidateve me banjo funksionale për standardin tonë Instalimi i rrymes dhe ujësjellësit është i përsosur sikurse edhe instalimi i ngrohjes qendrore që gjatë sezonit dimëror është funksional. Klasat kanë hapësirë prej 16 deri 30 m2 të përshtatshme për grupe me tabela funksionale, banka ,karriga qe ofrojne komoditet për mesim,ndriqim të mjaftueshëm natyral dhe elektrik,higjenë të nivelit të lartë.
Zyra e administratës është e pajisur me kompjutet cilësor, rrjet interneti dhe TV kabllovik,tavolina dhe karrika të përshtatshme për punë dhe dollap adekuat për dokumentacionin e kandidateve dhe pjesës adminsitative e financiare.

Ndermarrjet ( punëtoritë ) kontraktuese posedojnë të gjitha mjetet bashkëkohore për zhvillimin e punës praktike të kandidatëve në profesionet adekuate si dhe infrastrukturën përcjellse për akomodim praktik.

Leave a Reply