Ligjet

Ligji i Punës

Ligji për arsimin dhe aftesimin profesional

KORNIZA KOMBËTARE E KUALIFIKIMEVE

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është një komponent e rëndësishme në kuadër të reformave të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. Me këtë synohet të përmirësohet qasja në punë dhe të mësuar të mëtutjeshëm, duke u siguruar që kualifikimet të jenë në harmoni me kërkesat për punësim, t’i përmbushin kërkesat e nxënësve, të ekonomisë dhe institucioneve të arsimit dhe aftësimit. KKK do të mbështes përmirësimet cilësore në zhvillimet e kualifikimeve të arsimit dhe aftësimit të cilat janë të bazuara në standarde të krahasueshme ndërkombëtare të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të mbështetura nga sigurimi rigoroz i cilësisë. Duke ofruar një transparencë të sistemit të kualifikimeve kombëtare, duke qartësuar natyrën e kualifikimeve, ndërlidhjen e kualifikimeve dhe duke ofruar një bazë për arritshmëritë përgjatë të gjitha pjesëve të sistemit të arsimit dhe aftësimit, KKK do të mbështesë progresin dhe lëvizshmërinë për mësim gjatë gjithë jetës, përmes shtigjeve të arsimit dhe aftësimit. Të mësuarit fleksibil, të fokusuar sipas kërkesave të individëve për punësim do të ofrojë rritjen e mundësive për njohjen e mësimit paraprak, qasjes në vlerësim dhe certifikim. Është me rëndësi që KKK do të ofrojë bazë për bashkëpunim dhe njohje reciproke ndërmjet KKK dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK).

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) janë themeluar në bazë të Ligjit për Kualifikimet Kombëtare (Ligji 03/L-060). Autoriteti Kombëtar i  Kualifikimeve ka Këshillin Drejtues të përbërë nga 13 anëtarë nga ministritë relevante, universitetet, partnerët shoqëror, organizatat joqeveritare, dhe ofruesit e sektorit privat.  Ky  këshill mban përgjegjësinë e plotë  për KKK.     

Struktura themelore e Kornizës përbëhet prej tetë niveleve në të cilat kualifikimet, modulet dhe çdo komponentë tjetër e kualifikimeve mund të vendosen. Secili nivel i KKK është i përcaktuar me nga një formulim të rezultateve tipike të mësimit. Këto rezultate janë të tri llojeve: njohuri, shkathtësi dhe kompetenca më të gjëra.

Korniza synon të përfshijë të gjitha llojet dhe nivelet e kualifikimeve dhe certifikimeve dhe secili nivel i Kornizës do të përmbajë kualifikimet e madhësive të ndryshme, si dhe këto   kualifikime do të hartohen për qëllime të ndryshme.

Një kualifikim në KKK është i definuar sipas Ligjit për Kualifikimet si: “njohje zyrtare e të arriturave, me të cilin njihet përfundimi i arsimit ose aftësimit, ose realizimi i kënaqshëm në një test apo provim”.  Për  t’u  përfshirë  në KKK, të gjitha kualifikimet  duhet të bazohen në rezultatet mësimore dhe duhet të jenë subjekt i vlerësimit me sigurim të cilësisë. Ato gjithashtu duhet t’i plotësojnë kriteret për validim dhe validohen nga organi i autorizuar. Secili kualifikim do të vendoset në një nivel të KKK. Një kualifikimi/ moduli  do t’i caktohet një vlerë e kredisë. Kualifikimet e KKK do të ofrohen vetëm nga institucionet e  akredituara.

Mësimi që shpie në këto kualifikime mund të zhvillohet në kontekste dhe  lloje të ndryshme të institucioneve. Kjo përfshinë: shkollat e mesme e ulëta; gjimnazet dhe shkollat profesionale; qendrat për aftësim profesional dhe ndërmarrjet; ofruesit privat të arsimit dhe aftësimit; institucionet profesionale post- sekondare; universitetet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë. Mësimi mund të zhvillohet në kontekste formale, jo- formale dhe të mësuarit në jetën dhe punën e përditshme.[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]

Dokumente per shkarkim:

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

Raporti i Referencimit të kkk-së së Kosovës